Të burgosurit në Prishtinë kontribuojnë në gjelbërim e Shërbimit Korrektues të Kosovës - Gazeta Express
string(86) "te-burgosurit-ne-prishtine-kontribuojne-ne-gjelberim-e-sherbimit-korrektues-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:04

Të burgosurit në Prishtinë kontribuojnë në gjelbërim e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:04

hërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë praktika që kontribuojnë në risocializimin e personave të privuar nga liria.

Në angazhim të kësaj të burgosurit po kujdesen që të kontribuojnë në gjelbërimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës.

‘’Të dënuarit që janë pjesë e programeve të punës brenda institucionit kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e hapësirave, duke krijuar një ambient të rregulluar, të pastër dhe estetik. Kopshti, i mbjellë me lule dekorative dhe bimësi të ndryshme, është rezultat i përkushtimit të tyre dhe një shembull konkret i përfitimeve që sjell angazhimi aktiv në aktivitete të dobishme’’, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, përmes këtyre veprimtarive, të dënuarit jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës brenda institucionit, por gjithashtu zhvillojnë aftësi praktike, ndjenjën e punës së ndershme dhe përgjegjësisë kolektive.

Në njoftim thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në funksion të përgatitjes për rikthimin e tyre në shoqëri si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm.