Të bëjë referendum për listat e hapura e koalicionet, Rama i përgjigjet Metës - Gazeta Express
string(76) "te-beje-referendum-per-listat-e-hapura-e-koalicionet-rama-i-pergjigjet-metes"

Të bëjë referendum për listat e hapura e koalicionet, Rama i përgjigjet Metës

Gazeta Express

16/07/2020 14:12

Kryeministri i është përgjigjur Presidentit Meta, i cili deklaroi se nëse maxhoranca kërkon lista të hapura e ndryshime kushtetuese (përfshi dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore), atëherë do duhet t’i drejtohet popullit përmes referendumit.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Rama shkruan se ‘askund’ këto ndryshime nuk bëhen me referendum, por përmes kuvendit me vota.

Lexo Edhe:

Edi Rama: IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!