string(139) "te-arrestuarit-per-spiunazh-tek-bia-ramadani-serbia-deshrion-ta-beje-kosoven-te-pajetueshme-jostabile-dhe-te-nxis-percarje-mes-komunitetesh"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 15:51

Të arrestuarit për spiunazh tek BIA, Ramadani: Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme, jostabile dhe të nxis përçarje mes komunitetesh

Lajme

Gazeta Express

10/05/2025 15:51

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, në një prononcim për Radio Evropën e Lirë ka folur për numrin në rritje të personave që po arrestohen nga institucionet e sigurisë së Kosovës mbi dyshimet për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Ramadani ka thënë se është e qartë që inteligjenca serbe ka një plan dhe një program afatgjatë për të nxitur ndasitë në mes të shumicë shqiptare dhe komuniteteve të tjera dhe për ta bërë Kosovën të pajetueshme.

“Është e qartë se Serbia ka plan apo program afatgjatë, që ta bëj Kosovën së pari të pajtueshme, ta vendos në destabilitet të brendshëm dhe të thellojë përçarjet mes shumicës shqiptare dhe komuniteteve të tjera”, ka thënë Ramadani, transmeton Express.