Të arrestuarit në Zagreb i gjendet në shtëpi pitoni i gjatë 5,5 metra - Gazeta Express
string(68) "te-arrestuarit-ne-zagreb-i-gjendet-ne-shtepi-pitoni-i-gjate-55-metra"

Gazeta Express

04/07/2020 11:12

Të arrestuarit në Zagreb i gjendet në shtëpi pitoni i gjatë 5,5 metra

Gazeta Express

04/07/2020 11:12

Pasi policia kroate ka arrestuar një person në Zagreb, në shtëpinë e tij është gjetur një piton i gjatë 5,5 metra, ka njoftuar “index.hr”.

Kjo ka ndodhur të premten mbrëma, ndërsa është bërë e ditur nga Kopshti Zoologjik i qytetit të Zagrebit. Në njoftim shkruan për një aksion të dimensioneve mahnitëse të premten mbrëma.

Lexo Edhe:

“Ekipi ynë i terrenit në veturën e tij nuk ka pasur asnjëherë një gjarpër të këtyre përmasave. Fjala është për një piton të gjatë rreth 5,5 metra dhe të rëndë rreth 50 kilogramë. Kolegët e kanë marrë atë pas thirrjes së policisë pasi ndërkohë është duke u zhvilluar një procedurë ndaj pronarit të tij. Ditët e fundit kolegët tanë janë marrë me zvarranikë që mbahen në pëllëmbë të dorës. Këtë herë kishin duart plot. Frikën nuk e njohin, por respektojnë çdo gjë, veçanërisht një gjallesë të tillë mbresëlënëse”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik të Zagrebit.

Pitoni masiv është vendosur në Kopshtin Zoologjik në Zagreb. Gjarpri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është izoluar në kopsht dhe do të qëndrojë atje deri në një vendim të ri të institucioneve.