Tre të akuzuarit për sulmin në Banjskë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar në sallën e gjyqit të gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj tyre, raporton EO
Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë, Prokurori i rastit Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga SHBA me të dhëna elektronike nga Meta dhe Google.
Ndërkohë Mbrojtja, përmes avokatëve Ljubomir Pantovic , Millosh Deleviq dhe Jovana Fillipoviq kundërshtuan ligjshmërinë dhe relevancën e provave, duke kërkuar edhe ndërprerje të shqyrtimit deri në pajisjen me të gjitha materialet e lëndës.
Po ashtu dy të akuzuarit, Toliq dhe Maksimoviq, kërkuan respektivisht që fotografitë dhe video-incizimet të përdoren për të dëshmuar pafajësinë e tyre.
