Pas fitores së madhe 3-0 në “Santiago Bernabéu” ndaj Manchester Cityt, mesfushori i Real Madridit, Aurélien Tchouaméni, e komentoi para mediave performancën e skuadrës dhe rëndësinë e këtij rezultati në ndeshjen e parë të së tetës së finales para lojës së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Angli.
“Do të shohim se si do të ndihem nesër, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Gjëja më e rëndësishme është fitorja e jonë dhe ajo që treguam si skuadër,” deklaroi mesfushori francez pas ndeshjes.
Ai shtoi se gjatë sezonit kanë pasur edhe ndeshje ku nuk kanë luajtur në nivelin më të mirë, por skuadra gjithmonë përpiqet ta japë maksimumin në çdo përballje.
“Ka pasur ndeshje ku nuk kemi luajtur shumë mirë, por në çdo takim përpiqemi ta japim maksimumin. Sot e zhvilluam një ndeshje të madhe dhe duhet të vazhdojmë të luajmë kështu nëse duam të fitojmë edhe ndeshje të tjera këtë sezon.”
Tchouameni e theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimësisë për skuadrën madrilene.
“E dimë se kemi nevojë për vazhdimësi, sepse kur çdo lojtar i ekipit tonë luan në nivelin më të mirë, mund të arrijmë rezultate të mëdha. Sot e bëmë këtë, por ka ende shumë ndeshje për t’u fituar dhe duhet të vazhdojmë absolutisht të luajmë kështu si skuadër.”
Në fund, ai u ndal edhe te performanca e bashkëlojtarit të tij Federico Valverde, një nga protagonistët e ndeshjes.
“Valverde? Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë për të shtuar. Ai luajti në krahun e djathtë, por mund të luajë në çdo pozicion në fushë. Është një lojtar i nivelit botëror.” /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...