Tayna shpalos pak më shumë për këngën e saj të re - Gazeta Express

Tayna shpalos pak më shumë për këngën e saj të re

Rozë

Gazeta Express

12/06/2020 1:44

Reperja Tayna ka udhëtuar në Zvicër që një kohë por si duket atje është për të xhiruar këngën e saj të re, edhe pse ajo është përfolur nga media të ndryshme si e dashura e reperit Tyga

Megjithatë, reperja është parë atë natë në Amsterdam dhe jo në Amerikë, në vendin ku u tha se ajo do të bënte këngën.

Pavarësisht kësaj, Tayna ka vazhduar punën e saj në këngën e re që ka kohë që e ka paralajmëruar.

Duket se kënga do të jetë një bashkëpunim i katërshes se Friends, menaxherit të Taynas Rinor Hykolli, producentit të reperes, Cricket dhe DJ Dust.

Ndryshe, Tayna gjatë pandemisë ka realizuar këngën “A jo” por që ka qenë vetëm me titra, pa ndonjë spot përcjellës derisa në fillim të këtij viti ajo kishte lansuar këngën e saj me Mozzik “Edhe ti”.

Ndryshe reperja është edhe njëra prej vajzave që arrin ta mbaj larg mediave jetën e saj private. /GazetaExpress/