Tayna refuzoi Amerikën për publikun shqiptar - Gazeta Express
string(44) "tayna-refuzoi-ameriken-per-publikun-shqiptar"

Tayna refuzoi Amerikën për publikun shqiptar

Yjet

Gazeta Express

16/06/2022 19:12

Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik pritet që sonte ta lansojnë një këngë, por reperja dhe këngëtarja Tayna ka treguar në një intervistë se pse e kishte refuzuar një ofertë edhe pse me të kishte bërë karrierë më të mirë muzikore

Këtë ajo e ka thënë në një intervistë me 50 pyetje në Prive.

Lexo Edhe:

Ajo ka folur për hobitë e saj se si ajo di të thotë “jo” më shpesh, udhëton shumë dhe ka dëshirë që të jetë e vetme për të medituar.

Tayna ka treguar se ajo është shumë e kënaqur me publikun shqiptarë.

Ajo ka refuzuar që të shkojë në Amerikë për të kënduar vetëm që mos të largohet nga audienca shqiptare.

“Më shku në Amerikë. E refuzova shkaku i audiencës shqiptare. Ne shikojmë, normalisht me e rritë audiencën, por jo me e ndërruar, nuk jam e interesuar me e ndërru, më e rrit po. Me këtë muzikë që jam duke e bërë deri tash dhe me e rrit audiencën në këtë lloj mënyre. Tash ka njerëz jashtë të cilët po ju pëlqen vibe-i i jonë. Mendoj se artistat shqiptarë janë më të talentuarit në Europë.

Ajo ka thënë pavarësisht gjuhës tashmë ka edhe publik të huaj dhe se pret që kënga e saj e re, që me gjasë lëshohet sonte, të këtë dëgjues sa më shumë këtë verë. /GazetaExpress/