Tayna realizon ëndrrën, i bën dhuratë prindërve një shtëpi të re - Gazeta Express
string(63) "tayna-realizon-endrren-i-ben-dhurate-prinderve-nje-shtepi-te-re"

Tayna realizon ëndrrën, i bën dhuratë prindërve një shtëpi të re

Gazeta Express

29/07/2020 17:46

Tayna në moshën 23 vjeçare ka arritur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re.

Reperja Doruntina Shala, e njohur për publikun me emrin Tayna, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re të cilën ajo po e ndërton si dhuratë për prindërit e saj.

Lexo Edhe:

Artistja nga Prizreni është shprehur krenare në postimin e bërë në Instagram, duke treguar se në moshën 23 vjeçare ajo ka realizuar ëndrrën, shkruan Gazeta Express.

Tayna ka depërtuar në tregun muzikore shqiptar me këngën ‘Columbiana’ dhe që nga ajo kohë, ajo vazhdimisht po publikon këngë e projekte që menjëherë po kthehen në hite.

Së fundi ajo ka nënshkruar kontratë me kompaninë ndërkombëtare muzikore, Sony, dhe tashmë është gati edhe për tregun ndërkombëtar./Gazeta Express/