Tayna e shpërndan postimin e Pedrit, ky është reagimi i këngëtares - Gazeta Express
string(65) "tayna-e-shperndan-postimin-e-pedrit-ky-eshte-reagimi-i-kengetares"

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 15:52

Tayna e shpërndan postimin e Pedrit, ky është reagimi i këngëtares

Futboll

Gazeta Express

20/08/2025 15:52

Këngëtarja e famshme shqiptare, Tayna ka reaguar pas postimit që e bëri futbollisti i njohur spanjoll, Pedri.

Në fakt, ylli i Barcelonës e postoi një foto të tij, së cilës ia përcolli këngën “Si Ai”, të cilën e këndon këngëtarja nga Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

E kjo e fundit ka reaguar duke e shpërndarë storyn e përfaqësuesit spanjoll, ndërsa nuk e fshehu kënaqësinë që e ndjeu kur e pa këtë postim.

“Po njerëz, e kam parë që ai e ka postuar storyn me këngën time dhe më pëlqeu kjo. Mund të ndaloni së ma dërguari këtë mua”, shkroi Tayna. /Gazeta Express