Tayna e përfundon vitin, më të luhatshmin në karrierën e saj, në “Pijetore” - Gazeta Express

Yjet

Gazeta Express

31/12/2021 21:29

Tayna e përfundon vitin, më të luhatshmin në karrierën e saj, në “Pijetore”

Yjet

Gazeta Express

31/12/2021 21:29

Reperja Tayna ishte pritur që vitin 2021 të mbërrinte majat e muzikës 

Kjo për shkakun se reperja gjatë vitit 2020 kishte arritur një marrëveshje me Sony Music. Por, pavarësisht se filloi fuqishëm me këngën “Moona” me L’Algerino, këngë që arriti mbi 25 milionë klikime, Tayna pas kësaj këngë filloi të këtë rënie.

Lexo Edhe:

Kjo u pa në këngën “Magdalena” me Flori Mumajesin një muaj më vonë që pati vetëm 10 milionë klikime, pastaj “WTF” me Ivorian Doll që nuk pati më shumë se 9.6 milionë klikime, “Taka” me vetëm 5.4 milionë klikime.

Kënga me Ledri Vulën “Hala” kishte një rritje për Taynan ku pati vetëm 9.7 milionë klikime derisa dy këngët e albumit të saj “Heroinat” dhe “OFG” nuk ka luan më shumë se 1.5 milion respektivisht 1.6 milion klikime.

Mbrëmë Tayna lansoi këngën “Pijetore” në bashkëpunim me Cricket e që është një këngë me bazë melodike të këngës së Stefit dhe Endrit, e realizuar diku para tetë viteve.

Nëse krahasohet me vitet e tjera, ku këngët e Taynas arrinin mesatarisht 20 milionë klikime në youtube, ky vit mund të konsiderohet më i luhatshëm për njërën nga pionerët e muzikës rap në Kosovë. /GazetaExpress/