Tayna e Mozzik konfirmojnë bashkëpunimin, kaq kohë i ka marrë për ta bërë - Gazeta Express
string(72) "tayna-e-mozzik-konfirmojne-bashkepunimin-kaq-kohe-i-ka-marre-per-ta-bere"

Gazeta Express

15/01/2020 15:49

Tayna e Mozzik konfirmojnë bashkëpunimin, kaq kohë i ka marrë për ta bërë

Gazeta Express

15/01/2020 15:49

Tayna dhe Mozzik kanë lajmëruar se po vjen ‘Hiti’ i madh i tyre.

Në fillim të muajit shkurt, dy reperët më në zë të momentit, Mozzik dhe Tayna do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Lexo Edhe:

Kënga e shumëpritur nga publiku do të titullohet “Edhe ti” dhe dy reperët kanë paralajmëruar se do të jetë nam!

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka treguar se në këtë këngë Mozzik do të këndojë në shqip, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë së fundmi.

Për habinë e të gjithëve, “Edhe ti” është bërë për 30 minuta dhe këtë e ka treguar vetë Tayna.

Reperja publikoi në Instagram foto me Mozzik teksa ndodheshin në studio, ndërsa krahas postimit shkruan: “Ni MEGA qe u bo per gjyse ore dmth? Po dojm me ju shti LAKMIN deri sa t’del.”

“E nënshkrujtem te Noteri qe domethon HIT e MEGAHIT! Tayna ft. Mozzik – Edhe ti ?????”- shkruan Mozzik në postimin e tij.