Taylor e mposht Persoonin në një luftë brutale - Gazeta Express
string(46) "taylor-e-mposht-persoonin-ne-nje-lufte-brutale"

Gazeta Express

23/08/2020 11:31

Taylor e mposht Persoonin në një luftë brutale

Gazeta Express

23/08/2020 11:31

Katie Taylor e ka mbrojtur titullin e kampiones së padiskutueshme në kategorinë e lehtë, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Delfine Persoon, në rimeçin e së shtunës i cili e prodhoi një luftë tjetër brutale mes tyre.

Irlandezja e kishte mundur Persoonin me pikë edhe në luftën e parë, pas një vendimi kontrovers që u kontestua nga kjo e fundit, por Taylor shënoi fitore bindëse të shtunën në rimeç, pasi të tre gjyqtarët votuan në favor të saj, 98-93, 96-94 dhe 96-94, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Katërmbëdhjetë muaj pas takimit të parë, Taylor dhe Persoon u ndeshën në një luftë tjetër dërrmuese, edhe pse këtë herë belgia nuk pati ankesa ndaj vendimit të gjyqtarëve.

“Nuk është e lehtë kundër Delfine, sepse është e palodhshme. Sonte isha më bindëse dhe korra fitore bindëse”, tha Taylor.

Ndërsa Persoon tha: “Këtë herë e respektoj rezultatin. Nuk kisha fuqi për ta lënduar atë. Nuk munda ta lëndoj. Dhe kur nuk e lëndon atë, ajo ka teknikë të mirë dhe vrapon rreth e rrotull.”

“Ajo e meritoi fitoren. E respektoj atë. Nuk ka problem”, shtoi ajo. /Gazeta Express/