Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve - Gazeta Express
string(87) "taulant-xhaka-reagon-pasi-vellai-i-tij-u-vershellye-ne-prishtine-krenaria-e-shqiptareve"

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 14:39

Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 14:39

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëllai i Granitit, Taulant Xhaka.

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai.