Emisioni sportiv “Favorit” u rikthye të dielën mbrëma në televizionin “T7” me shumë risi.
Prej temave të shumta që u prekën nga panelistët ishte edhe ajo e borxhit që ua kanë klubet e Superligës futbollistëve të tyre, shkruan “Gazeta Express”.
Analisti i “Favoritit”, Taulant Dajaku theksoi se janë tri klube që kanë detyrime ndaj lojtarëve të tyre, ndërsa e përmendi si një problem shqetësues borxhin që ua kanë klubet futbollistëve.
Gjithnjë sipas tij, ky problem mund të reflektojë dhe të ndikojë edhe në paraqitjen e futbollistëve dhe rrjedhimisht edhe në rezultatet e ekipeve në pranverë.
Për ta shikuar emisionin e plotë “Favorit” mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...