Taulant Dajaku e komenton listën e Kosovës: Celina është dashur të ftohet - Gazeta Express
string(72) "taulant-dajaku-e-komenton-listen-e-kosoves-celina-eshte-dashur-te-ftohet"

Sport

Gazeta Express

31/08/2025 22:35

Taulant Dajaku e komenton listën e Kosovës: Celina është dashur të ftohet

Sport

Gazeta Express

31/08/2025 22:35

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7 ka dhënë mendimin e tij sa i përket listës së kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

Ai ka thënë se edhe në këtë listë, si në çdo listë tjetër ka emra me potencial.

Megjithatë, ai theksoi se një lojtar është dashur të ftohet në këtë listë.

“Kosova gjithmonë ka pasur potencial, edhe ka me pasë gjithmonë potencial. Futbollistët tanë po rriten nëpër ekipe e akademi cilësore. Lista e Kosovës gjithmonë ka pasur emra të mirë. Zhgënjimi i madh, t’u i pasë pritshmëritë e mëdha. Është e paimagjinueshme për mu, që Bersant Celina mos me qenë i ftuar. Ndoshta është dashur të ftohet në vend të Florian Haxhës, i cili me shumë gjasë nuk do të luajë shumë, shkaku i konkurrencës së madhe në pozitat e sulmuesve anësorë. Celina e Zeneli nuk po ftohen, shkaku i reagimeve ndaj FFK-së”, tha Dajaku.

Kosova do të luajë ndaj Zvicrës më 5 shtator, teksa ndaj Suedisë më 8 shtator, me ndeshjet që luhen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026./GazetaExpress/