Taulant Balla thyen heshtjen zgjedhore, Reagon Celibashi: E ndaluar - Gazeta Express
string(65) "taulant-balla-thyen-heshtjen-zgjedhore-reagon-celibashi-e-ndaluar"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 14:55

Taulant Balla thyen heshtjen zgjedhore, Reagon Celibashi: E ndaluar

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 14:55

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, u pyet nga gazetarët, pasi Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla theu sot heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje për votim të kandidatëve socialistë në 5 bashki të vendit. Duke folur për gazetarët, Celibashi tha se është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale.

“Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo risjellje në vëmendje e kësaj problematike shpresoj të dëgjohet”, tha Celibashi.

Më herët në një postim në Facebook, Balla kërkoi që të votohshin kandidatët socialistë.

“Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt “#Shqipëria2030” me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave, dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.

Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë” – shkroi Balla.