Pasi kaloi pothuajse tërë karrierën e tij futbollistike te Baseli, Taulant Xhaka pas përfundimit të këtij sezoni bëri me dije se do të largohet nga klubi.
Mesfushori shqiptar megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë pa gjetur ‘strehë’.
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbetur në qytetin e Bazelit, por tashmë do të ushtrojë edhe një detyrë tjetër.
Ai i është bashkuar klubit Dardania Basel, që garon në ligën e katërt të futbollit zviceran.
Mirëpo, Xhaka, përveç që do të jetë një lojtar i këtij klubi, do të jetë edhe trajner.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Dardania Basel, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku i ka uruar mirëseardhje legjendës së futbollit zviceran./GazetaExpress/