Tashmë është zyrtare, po ndodh ribashkimi i aktorëve të “Friends” - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 9:38

Tashmë është zyrtare, po ndodh ribashkimi i aktorëve të “Friends”

Ballina

Gazeta Express

22/02/2020 9:38

Ribashkimi i ekipit të aktorëve të hit serialit, “Friends”, po ndodh dhe tashmë kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht.

Pjesëtarët e trupës së aktorëve – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc – që të gjithë e kanë shpërndarë në Instagram në të njëjtën kohë lajmin e gëzuar.

Ata e kanë postuar një fotografi të vjetër që ishte publikuar në vitet e nëntëdhjeta nga revista Rolling Stone.

“Po ndodh”, është përshkrimi i shkurtër që kanë zgjedhur, ndërsa e kanë etiketuar edhe HBO Max për të treguar se ku do të transmetohet seriali.

Falë Netflixit, seriali që është transmetuar gjatë viteve 1994 – 2004, ka siguruar fansa të gjeneratave të reja, ndërsa tash do të emetohet në HBO Max pasi ky shërbim i ka siguruar të drejtat.

Është raportuar se do të jetë një episod special njëorësh, në të cilën gjashtë aktorët do të shfaqen për herë të parë bashkë në ekran pas 16 vitesh.