Tashmë edhe zyrtarisht: Fisnik Asllani e vazhdon kontratën me Hoffenheimin – flet për faqen zyrtare të klubit - Gazeta Express
string(106) "tashme-edhe-zyrtarisht-fisnik-asllani-e-vazhdon-kontraten-me-hoffenheimin-flet-per-faqen-zyrtare-te-klubit"

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 19:59

Tashmë edhe zyrtarisht: Fisnik Asllani e vazhdon kontratën me Hoffenheimin – flet për faqen zyrtare të klubit

Sport

Gazeta Express

13/07/2025 19:59

Pas zgjatjes zyrtare të kontratës me Hoffenheim, sulmuesi 22-vjeçar Fisnik Asllani ka treguar gëzimin dhe vendosmërinë e tij për të lënë gjurmë te skuadra gjermane.

Pas dy viteve të fundit që i kaloi në formë huazimi, Asllani beson se është koha e duhur për ta dëshmuar veten në elitën e futbollit gjerman.

“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me TSG Hoffenheim. Pas periudhave të huazimit të dy viteve të fundit, thjesht kisha ndjesinë se udhëtimi im në Hoffenheim ishte larg përfundimit. Jam shumë i motivuar dhe tani dua të afirmohem në TSG dhe të provoj veten në Bundesligë”, dekarloi Asllani për faqen zyrtare të klubit.

Njohja me ambientin dhe njerëzit brenda klubit, sipas tij, është një avantazh që do ta ndihmojë ta bëjë një rikthim të natyrshëm dhe të fokusohet te futbolli.

“E njoh klubin, shumë nga lojtarët në skuadër dhe të gjithë stafin e TSG. E gjithë kjo do ta bëjë kthimin tim më të lehtë, kështu që tani mund të përqendrohem plotësisht në aktivitetet e mia sportive,” deklaroi sulmuesi.

Gjatë sezonit të kaluar, ai pati një paraqitje mbresëlënëse në Bundesliga 2 me ekipin SV Elversberg, ku realizoi 18 gola dhe regjistroi 9 asistime në 33 ndeshje./GazetaExpress/