Diplomati Albert Prenkaj ka komentuar zhvillimet rreth krizës së Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese rreth çështjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Prenkaj ka deklaruar se ajo se çfarë i garantohet komunitetit serb në Kosovë nuk nënkupton veto apo bllokadë të institucioneve.
“ Tash na u shpik një “veto” e dalur nga konsocionizmi si formë e demokracisë së aplikuar në Kosovë. Ajo çfarë u garantohet komunitetit serb në Kosovë nuk nënkupton veto apo bllokadë të institucioneve, por është pamundësim i majorizimit nga shumica në Kuvend”.
Sipas tij, komunitetit serb i garantohet me Kushtetutë që me 2/3 e votave të ruajnë interesin e tyre si komunitet pakicë në Kosovë
“ Nuk bëhet fjalë për “veto” që është tash shpikje e re e mendimit politik që e servon VV dhe ndjekësit e saj. Gjykata Kushtetuese do të dali me verdiktin i cili duhet zbatohet në plotni dhe të procedohet tutje me konstituimin e plotë të Kuvendit në mënyrë që sa më parë të filloi procesi i formimit të qeverisë”, shtoi ai, transmeton Klankosova
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...