Tash keni mundësi që në Instagram të postoni edhe nga kompjuteri - Gazeta Express
string(64) "tash-keni-mundesi-qe-ne-instagram-te-postoni-edhe-nga-kompjuteri"

AutoTech

Gazeta Express

25/06/2021 1:52

Tash keni mundësi që në Instagram të postoni edhe nga kompjuteri

AutoTech

Gazeta Express

25/06/2021 1:52

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka lëshuar veçorinë e re të postimit të fotografive nga uebfaqja në versionin desktop.

Kjo konsiderohet arritje e madhe, pasi deri tash rrjeti social mundësonte postimin vetëm përmes pajisjeve mobile.

Lexo Edhe:

Kompania ka konfirmuar opsionin duke thënë se po e teston në gjithë botën.

Megjithatë, duke nisur nga kjo javë, disa përdorues kanë nisur të shpërndajnë fotografi duke treguar se në versionin e kompjuterit tashmë është shtuar butoni nga i cili mund të bëhen postime të fotografive.

Lëvizja e Instagramit e bën tash dizajnin e këtij rrjeti social edhe më të ngjashëm me Facebookun.