"Tarzani" i Smirës thotë se e ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit - Gazeta Express
string(65) "tarzani-i-smires-thote-se-e-ka-gjetur-ilacin-kunder-koronavirusit"

“Tarzani” i Smirës thotë se e ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit

Syzana Hajradini

29/05/2020 14:33

Përderisa e gjithë bota po mundohet ta gjejë ilaçin kundër koronavirusit, i ashtuquajturi “Tarzani” i Smirës po pretendon se e ka zbuluar një të tillë.

“Koronavirusi është familje e bronkitit, po ju ngjesin emra të ndryshëm. Koronavirus, korona knusi, për mu kjo është një lloj bronkit. Është njësh, dysh, po me emër të Zotit edhe këtë e shëroj, nuk po muna me ec para. Nuk po muna se po kam qejf me u lidh me naj kryetar, me ja u lshu qito barna në dorë e me ja bo mostrat e saj, vetë nuk kam guxu me shëru dikon. Kam pa të smutë po s’kam guxu me hi andej”, është shprehur ai për emisionin #gjesi në T7.

Lexo Edhe:

I bindur në zbulimin e tij, 53-vjeçi thotë se përbërësit e këtij ilaçi janë sekret.

 “Dhjami i guses është edhe janë katër sekrete, le të ecë Kosova edhe ta nxenë vendin e parë në botë. Me shtet bashkëpunoj se veç vetë jo, shteti le t’ma jep lejen. Kosova vendin e parë në botë ka me nxanë me rastin tem”, tha ndër të tjerash Ramadani.

Për më tepër, Ramadani kërkon nga krerët e shtetit të bashkëpunojnë me të, në mënyrë që, siç thotë ai, t’i dalin në mbrojtje njerëzimit.

Ndërsa pos simptomave që ka bërë të ditura Organizata Botërore e Shëndetësisë për koronavirusin, Ramadani thotë se janë edhe disa të tjera.

 “Koronavirusi ose bronkiti të kap mas pari prej uji të ftohtë, i pinë një gotë ose dy gota të ftohtë, e dyta vjen cigarja tani vjen droga, kjo koronavirusi e gjunë si bleta mjaltën, janë qito sene tmerret e tmerrit”, tha ai.

Po ashtu, Ramiz Ramadani thotë se i shëron edhe disa sëmundje të tjera, falë ilaçeve që ka përpunuar.

Ramiz Ramadani nuk është i vetmi që pretendon se ka zbuluar një ilaç të tillë. /GazetaExpress/