Tare shpjegon planin e tij për të sjellë lojtarë të rinj në Lazio - Gazeta Express
string(65) "tare-shpjegon-planin-e-tij-per-te-sjelle-lojtare-te-rinj-ne-lazio"

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 23:19

Tare shpjegon planin e tij për të sjellë lojtarë të rinj në Lazio

Futboll

Gazeta Express

23/01/2022 23:19

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar që klubi “është duke punuar” për të larguar disa lojtarë dhe të sjellë lojtarë të rinj, derisa ka refuzuar të thotë se ata janë në betejë për top – 4 me Atalantan

Tare është pyetur nëse bardhkaltërit janë duke e ndjekur Atalantan për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

“Lazio nuk është duke i ndjekur kundërshtarët, ne kemi fokusin të vetvetja e jonë”, ka thënë drejtori sportiv i këtij klubi për Sky Sport Italia.

“Është një sezon me mijëra vështirësi, kështu që është fundamentale që ne mos të shikojmë shumë për të ardhmen, në vend të kësaj, pas një dite dhe pas disa muajve ne do të shohim se ku do të përfundojmë në tabelë”.

Maurizio Sarri ka konfirmuar që Lazio nuk mund të sjell lojtarë të rinj për momentin, madje as në huazim as si transfer të lirë, për shkak të likuiditetit.

Ky ishte një problem edhe gjatë verës dhe ishte zgjidhur në minutat e fundit nga presidenti Claudio Lotito, ku kishte rritur kapitalin e klubit me 10 milionë euro para të tij. A do ta bëjë ai përsëri?

“Ne jemi duke punuar për ta zhbllokuar indeksin e likuiditetit, për shkak se i kemi disa mundësi. Fatkeqësisht, gjërat mund të ndryshojnë nga dita në ditë, ndonjëherë në mënyrë pozitive, ndonjëherë negative”, është përgjigjur Tare.

“Ka besim dhe nëse ne mundemi të bëjmë çfarë kemi në plan, ne mund ta ndihmojmë trajnerin për ta forcuar skuadrën. Nuk janë vetëm shitjet, por po ashtu edhe huazimi i disa lojtarëve jashtë Italisë”. /GazetaExpress/