Tare po e përgatit terrenin për ta sjellë Lewan në Milan - Gazeta Express
string(56) "tare-po-e-pergatit-terrenin-per-ta-sjelle-lewan-ne-milan"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 14:22

Tare po e përgatit terrenin për ta sjellë Lewan në Milan

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 14:22

Luka Modric në Milan ishte një lotari vetëm për pak njerëz pasi shumica mendonin se, përkundër moshës 40-vjeçare, legjenda kroate do të shkëlqente në futbollin italian.

E “Rossoneri” nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Drejtori sportiv i Kuqezinjve, Igli Tare është duke e përgatitur terrenin për ta sjellë në “San Siro” një tjetër “veteran”.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, ish-futbollisti shqiptar në këto ditë madje e ka kontaktuar menaxherin Pini Zahavi, me të cilin ka diskutuar për klientin e tij, Robert Lewandowski, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast, Tare ia ka bërë me dije menaxherit në fjalë interesimin për sulmuesin në super-formë të Barcelonës, i cili po vazhdon të shënojë përkundër moshës së shtyrë.

I lindur në vitin 1988, Lewa ka kontratë me gjigantin katalunas deri në fund të këtij sezoni dhe palët nuk i kanë nisur ende bisedimet për vazhdimin eventual të bashkëpunimit.

Deri këtu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut e ka bërë të qartë dëshirën për ta aktivizuar klauzolën e vazhdimit për një vit tjetër të kontratës.

Por, gjithçka do të varet nga fusha e blertë dhe nga projektet e ardhshme të “Blaugrana”.

Gjithashtu, klubet nga Arabia Saudite e ndjekin qe një kohë golgeterin polak, i cili me siguri se do të vendosë për të ardhmen e tij në muajt e parë të vitit 2026. /Gazeta Express