Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka konfirmuar se ai dëshiron që Luka Modrić t’i bashkohet klubit sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ne kishim nevojë për një lider të ri”, tha fillimisht ish-futbollisti shqiptar, deri vonë drejtor sportiv i Lazios.
Legjenda kroate do t’i bashkohet shtatë herë kampionit evropian pas Kupës së Botës me Klube, ku është i angazhuar me Real Madridin, shkruan “Gazeta Express”.
“Unë kam biseduar me të personalisht. E pash djaloshin me një dëshirë të madhe për të mbetur konkurrues. Arritja e tij do të jetë fondamentale për grupin, i cili ka nevojë për lojtarë si ai – një lojtar me kualitete dhe aftësi të lidershipit.”
“Gjëja e parë për të cilën më pyeti Luka ishte: ‘A do ta ndërtojmë një ekip për ta fituar ligën?”
“Ai e ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të jetë protagonist përsëri. Është e rëndësishme për ekipin që të përfitojë nga ajo që do ta sjell ai në aspektin e mentalitetit, lidershipit dhe profesionalizmit.”
“Fakti se ai është një tifoz i Milanit e bën historinë edhe më emocionuese. Do të jetë fantastike për të që ta ketë një sezon ku e luan rolin e liderit – posaçërisht për faktin se Kupa e Botës do të luhet në fund të sezonit të ardhshëm.” /Gazeta Express
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...