Tare: Immobile është Lazio, Lazio është Immobile - Gazeta Express
string(46) "tare-immobile-eshte-lazio-lazio-eshte-immobile"

Gazeta Express

02/06/2020 22:05

Tare: Immobile është Lazio, Lazio është Immobile

Gazeta Express

02/06/2020 22:05

Igli Tare ka këmbëngulur se sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, nuk do të largohet nga klubi assesi.

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare në një intervistë për mediat foli për shumë tema në ambientin bardhekaltër duke blinduar trajnerin Simone Inzaghi dhe sulmuesin Ciro Immobile të shumëkërkuar në merkato, ndërsa për mesfushorin serb Milinkovic-Savic, Tare deklaroi se nëse vjen oferta e duhur atëherë ai do të largohet nga kryeqyteti italian.

Lexo Edhe:

“Për Immobilen nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Napoli dhe nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Kjo për shkak se ai është Lazio dhe Lazio është Immobile. Mendoj, shpresoj dhe uroj që Ciro të qëndrojë edhe shumë vite të tjera me ne“, deklaroi Tare.

Për trajnerin Simone Inzaghi drejtuesi i Lazios u shpreh se shumë shpejt ky i fundit do të rinovojë kontratën pasi bardhekaltrit duan të vazhdojnë projektin që kanë nisur me të.

Ndërkohë Tare nuk mohoi as interesin e Milanit në drejtim të tij gjatë verës së kaluar por vendosi me zemër dhe për këtë arsye qëndroi te Lazio.

Për sa i përket të ardhmes së mesfushorit serb Milinkovic-Savic, Tare nuk e përjashtoi mundësinë e largimit, por sipas kushteve që do të vendosë klubi italian, pra mesfushori serb do të transferohet në një klub tjetër vetëm nëse kënaqen kërkesat ekonomike të presidentit Claudio Lotito.