Massimiliano Allegri është rrugët për t’u rikthyer në Milan.
Drejtori i ri sportiv, Igli Tare thuhet se e ka zhvilluar një bisedë sekrete triorëshe me trajnerin italian, i cili është bindur dhe pajtuar që t’i drejtojë përsëri “Rossoneri”.
Allegri e kishte fituar titullin e kampionit në Serie A me Kuqezinjtë në vitin 2011, ndërsa kishte dështuar ta bënte një gjë të tillë në sezonin pasues kundër Juventusit të Antonio Contes, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ishte shkarkuar në janar të vitit 2014 duke e lënë ekipin duke vuajtur për ta zënë një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Në të njëjtin vit, ai ishte emëruar në krye të Juventusit, i cili ishte ndarë me Juventusin para sezonit 2014/15.
Allegri kishte qëndruar në Torino për pesë vjet duke i fituar pesë tituj të kampionit në Serie A, tre trofe të Superkupës së Italisë, katër trofe të Kupës së Italisë dhe kishte shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve dy herë.
Ai ishte rikthyer në Torino dy vjet më pas kur Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo e kishin kaluar një periudhë në “Allianz Stadium” për ta fituar Kupën e Italisë në tre sezone të turbullta.
Përkundër faktit se është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin italian, Allegri shpesh është kritikuar nga tifozët dhe nga mediat për stilin e tij të lojës defanzive.
Sidoqoftë, “Rossoneri” kishin nevojë të binin në duar të sigurta pasi e mbyllën një sezon dëshpërues, në të cilin e fituan Superkupën e Italisë, por mbetën pa dalë në Evropë në edicionin e ardhshëm dhe humbën në finale të Kupës së Italisë.
Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare nuk e kishte fshehur admirimin e tij për Allegrin disa muaj më parë kur e kishte përshkruar atë dhe Antonio Conten si trajnerët më të mirë italianë.
Allegri pritet ta zëvendësojë Sergio Conceicaon, i cili nuk e pati një periudhë pozitive në “San Siro” pasi e zëvendësoi aty Paolo Fonsecan.
Allegri pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me shtatë herë kampionët e Evropës. /Gazeta Express