Taravari zbulon planin për federatë joterritoriale apo konfederatë! - Gazeta Express
string(66) "taravari-zbulon-planin-per-federate-joterritoriale-apo-konfederate"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:18

Taravari zbulon planin për federatë joterritoriale apo konfederatë!

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:18

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për emisionin “Rishtazi” në KohaCast ka paralajmëruar se koalicioni AKI do të dalë së shpejti me një propozim për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha në Maqedoni, që sipas tij do të bazohet në model konfederate ose federate joterritoriale.

Sipas tij, shtylla kryesore e propozimit do të jetë rritja e kompetencave dhe financave për komunat.

“Së shpejti do ta promovojmë propozimin tonë për marrëveshje të re mes dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Domethënë, shtylla kryesore do të jetë konfederatë ose federatë joterritoriale, për funksionimin e komunave me më shumë kompetenca dhe më shumë financa”, ka deklaruar Taravari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement