Taravari: VLEN si projekt dështoi – pjesa që mbeti në qeveri janë lajkatarë të pushtetit - Gazeta Express
string(85) "taravari-vlen-si-projekt-deshtoi-pjesa-qe-mbeti-ne-qeveri-jane-lajkatare-te-pushtetit"

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 17:19

Taravari: VLEN si projekt dështoi – pjesa që mbeti në qeveri janë lajkatarë të pushtetit

Maqedoni

Gazeta Express

16/07/2025 17:19

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po i përjetojmë të gjithë pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

“Edhe pse luftuam për ta larguar mentalitetin ‘yes sir’ ndaj partive maqedonase që formojnë qeveritë, tashmë grupi i atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më lajkatarë e të bindur se kurrë”, theksoi Taravari.

Sipas tij, kjo sjellje e dëmton jo vetëm vetë ata, por edhe shqiptarët dhe çdo etni tjetër në vend.

“Kjo i dëmton vetë ata, pa dyshim edhe të gjithë shqiptarët, por edhe çdo etni tjetër që jeton në vendin tonë. Sepse kur shqiptarët janë keq, të gjithë janë keq!”, tha kreu i ASH-së.