string(65) "taravari-thumbon-mexhitin-e-quan-veteran-dhe-pensionist-te-bdi-se"

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2025 14:20

Taravari thumbon Mexhitin, e quan veteran dhe pensionist të BDI-së

Maqedoni

Gazeta Express

13/05/2025 14:20

Kreu i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook ka thumbuar zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhitin, duke nënvizuar se pushteti e verboi me shkëlqimin e tij.

“Të flasi për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake! Të shkosh me ty është të paralizohesh!”, shkruan Taravari në Facebook.