Taravari: Shqiptarët janë më të nënçmuar se para 2001 - Gazeta Express
string(52) "taravari-shqiptaret-jane-me-te-nencmuar-se-para-2001"

Maqedoni

Gazeta Express

31/07/2025 12:33

Taravari: Shqiptarët janë më të nënçmuar se para 2001

Maqedoni

Gazeta Express

31/07/2025 12:33

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë një deklaratë të fortë nga Tearca, ku ka ngritur shqetësimin për pozitën aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një fjalim të mbajtur para qytetarëve, Taravari ka theksuar se gjendja e shqiptarëve sot është më e rëndë se ajo para konfliktit të vitit 2001.

“Shqiptarët janë në një pozicion shumë herë më të keq se para luftës së 2001. Janë më të nënçmuar, më të anashkaluar dhe më të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse. Në vend që të shënojmë përparim, po shohim regres”, deklaroi Taravari.