Taravari: Në komunat maqedonase respektohen masat më shumë se në komunat shqiptare - Gazeta Express
string(81) "taravari-ne-komunat-maqedonase-respektohen-masat-me-shume-se-ne-komunat-shqiptare"

Taravari: Në komunat maqedonase respektohen masat më shumë se në komunat shqiptare

Gazeta Express

03/06/2020 23:21

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravri në emisionin “Click Plus” të organizuar nga TV21, duke folur për respektimin e masave për luftën ndaj koronavirusit, tha se në komunat me shumicë shqiptare nuk respektohen masat aq sa respektohen në komunat me shumicë maqedonase ose në pjesët e qytetit ku jetojnë kryesisht banorë të komuniteti maqedonas.


“Të flasim kështu haptas, shko në Çair ose në Gostivar nga 4 ose 5 vetë rijnë në një “masë” ndërsa nëse shkon në ndonjë pjesë maqedone të qytetit, fatkeqësisht e them këtë, në shumicën e lokaleve, unë që kam lëvizur në këto dy apo tre ditë, qëndrojnë dy vetë ne një tavolinë” tha mes tjerash kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Lexo Edhe:

Taravari:Shko në Çair ose Gostivar nga 4 njerëz në tavolinë, në komunat maqedone nga 2 njerëz!

Publiée par TV21 sur Mercredi 3 juin 2020

Në këtë debat televiziv, Taravari ishte përball kreut të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit me të cilin zhvilluan polemika rreth punës së deritanishme të qeverisë, zgjedhjet e kaluara lokale ku Aleanca për Shqiptarët arriti t’i merr 3 komuna të rëndësishme për shqiptarët si dhe për plan programin dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën synon që të fitojë BDI-në dhe të sjell freski në taborin politik shqiptarë./Gazeta Express/