Taravari, Mickoskit: A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian? - Gazeta Express
string(98) "taravari-mickoskit-a-ka-vendosur-kjo-qeveri-te-mbylle-perfundimisht-rrugen-drejt-bashkimi-evropian"

Maqedoni

Gazeta Express

24/03/2026 14:02

Taravari, Mickoskit: A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian?

Maqedoni

Gazeta Express

24/03/2026 14:02

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski për atë se “nuk ka kushte politike për hapjen e Kushtetutës”.

Nga atje pyesin se me këtë “a ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian?”.

“Deklarata e Kryeministrit Hristijan Mickoski se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”, pa ofruar asnjë afat apo plan konkret se kur këto kushte do të krijohen, është jo vetëm e paqartë, por edhe shqetësuese për të ardhmen evropiane të vendit.
Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht: A ka vendosur kjo Qeveri të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian?
Sepse çdo ditë pa ndryshime kushtetuese është një ditë më larg Evropës dhe më afër izolimit.

Ne i bëjmë thirrje koalicionit VLEN që të zgjohet nga gjumi i thellë politik dhe të përballet me përgjegjësinë që ka marrë para qytetarëve. Premtimi i tyre për të realizuar ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve është obligim dhe përgjëgjësi politike. Sot, heshtja dhe pasiviteti i tyre përballë këtij dështimi janë të papranueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement