string(48) "taravari-ja-cfare-kerkova-ne-mbledhjen-e-vlen-it"

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2025 11:49

Taravari: Ja çfarë kërkova në mbledhjen e VLEN-it

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2025 11:49

Kryetari i ASH-së dhe njëherazi Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në Top Tema në TV Telma ka folur edhe për zhvillimet aktuale dhe debatet brenda koalicionit VLEN.

Ai ka sqaruar zërat jozyrtare dhe spekulimet që së fundi kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, në përgjithësi bashkëpunimi brenda VLEN është shumë në rregull, po ashtu edhe në nivel të Qeverisë dhe me kryeministrin kemi bashkëpunim shumë të mirë, nuk ka asnjë problem, por sigurisht çdo parti synon që të dal sa më mirë.

“Nuk është e vërtetë se kam kërkuar 40% të kandidatëve për kryetar komune të jenë të ASH. Kërkova që listat e këshilltarëve të partive që janë pjesë e VLEN të jenë të veçanta, thjesht për të motivuar sa më shumë njerëz.

Opsioni i dytë që kam kërkuar është që të tre partitë tjera që janë pjesë e VLEN-it (Besa+LD+Alternativa) të jenë bashkë dhe ne të jemi veçmas. Unë mendoj qartë se nëse i vendosim të gjitha partitë në një listë, do të ketë një revoltë pse nga kjo parti, pse nga ajo parti dhe prandaj mendoj se sa më shumë emra të kemi në listat për këshilltarë, aq më shumë do të ketë motivim te anëtarët për të lobuar dhe për të qenë aktiv në zgjedhje”, theksoi Taravari. Ai ka theksuar se me anëtarët e Kuvendit qendror më 6 prill të diskutoj opsionet për zgjedhjet dhe të sjellim vendimim më të mirë.