string(58) "tallet-nol-nushi-qe-dy-prezantuesit-e-ri-te-lajmeve-ne-rtk"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 14:31

Tallet Nol Nushi: Qe dy prezantuesit e ri të lajmeve në RTK

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 14:31

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Nol Nushi, është tallur me televizionin publik pas publikimit të një lajmi të një mediumi kontraverz boshnjak – tekst pa autor, pa fakte, pa kurrgjë hiç, në formë thasheshemi të pastër – ku sulmoi rëndë Nacionalen dhe Periskopin si gjoja “media të Serbisë”

Ky lajm nga i cili u distancuan edhe redaktorë e gazetarë me nam në RTK, u dha pastërisht si publikim me direktiva politike të partisë në pushtet.

“Rilind Gervalla nise reformat ne RTK. Prezanton dy prezantuesit e rinj te lajmeve ne RTK. Urime dhe suksese”, ka shkruar Nushi në Facebook.