Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik - Gazeta Express
string(43) "talibanet-rikthejne-ekzekutimet-ne-publik-2"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 8:16

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 8:16

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik.

Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani, dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash.

Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit.

Shumica e shteteve të botës nuk e njohin Qeverinë e udhëhequr nga talibanët për shkak të shqetësimeve se militantët nuk do t’iu përmbahen premtimeve për të respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë, më 17 mars Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të krijuar lidhje zyrtare me Afganistanin.

Dënimet me vdekje janë zbatuar gjatë regjimit të mëhershëm taliban nga viti 1996-2001, periudhë kur ekzekutimet dhe ndëshkimet kryheshin para turmave të mëdha./rel/