Talevski pyeti ministrin Filkov: A po përgatitet terreni për kthimin e Gruevskit? - Gazeta Express
string(79) "talevski-pyeti-ministrin-filkov-a-po-pergatitet-terreni-per-kthimin-e-gruevskit"

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:14

Talevski pyeti ministrin Filkov: A po përgatitet terreni për kthimin e Gruevskit?

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:14

A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar ministrit të drejtësisë Igor Filkov, në pyetjet e deputetëve në Kuvend. Në përgjigjen e tij Filkov e quajti deputetin e LSDM-së sharlatan.

“Në publik, por edhe në rrethe politike, intensivisht flitet për diçka që seriozisht e shqetëson opinionin se disa struktura brenda Qeverisë dhe në VMRO-DPMNE po përgatitin aktivisht terrenin për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni dhe amnistinë e tij. Përhapen informacione se po veprohet në heshtje, nën radar, me mbështetjen e personave që sot mbajnë funksione të larta në Qeveri. A ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë një kërkesë të re, të përditësuar për ekstradimin e ish-kryeministrit dhe të arratisurit Nikola Gruevski?”, tha Mile Talevski – LSDM.

“Duhet të ndaloni ta mashtroni opinionin maqedonas me një qasje të tillë sharlatanesh. Kjo Ministri i kërkon të gjithë të arratisurit e saj, por ju flisni për azilantë politikë — nëse i kam ndjekur mjaftueshëm, kjo do të thotë se sa herë të krijohen kushtet, Ministria e Drejtësisë do t’i kërkojë përsëri qytetarët e saj. Ndërkohë, duhet të tregoni ku janë ata të tjerët me të cilët ju keni bërë marrëveshje për arratisje”, shtoi Igor Filkov, ministër i Drejtësisë.