Talenti Pitarch i emocionuar, flet për lojën e mbrëmshme dhe për atë të kthimit - Gazeta Express
string(78) "talenti-pitarch-i-emocionuar-flet-per-lojen-e-mbremshme-dhe-per-ate-te-kthimit"

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 14:13

Talenti Pitarch i emocionuar, flet për lojën e mbrëmshme dhe për atë të kthimit

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 14:13

Nuk mund të mos jetë i lumtur për debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, Thiago Pitarch.

Pas fitores 3-0 kundër Manchester Cityt, mesfushori i Real Madridit foli para mediave për debitimin e tij si titullar në këtë garë prestigjioze, shkruan “Gazeta Express”.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe për mënyrën se si luajtëm nga minuta e parë deri në të fundit.”

Më pas ai foli edhe për raportin me trajnerin Álvaro Arbeloa.

“Besimi dhe kërkesat e Arbeloas? Do t’i jem gjithmonë mirënjohës sepse ma ka dhënë gjithë besimin e tij. Mundohem gjithmonë ta shpërblej. Ai më kërkon të kem personalitet, të luaj siç di të luaj dhe kjo është ajo që më ka sjellë deri këtu dhe ajo që përpiqem të bëj. Të mos e lë veten të dominohem nga posedimi i topit të kundërshtarit, të luaj siç di, të vrapoj dhe të luftoj – dhe këtë përpiqem ta bëj gjithmonë.”

Pitarch theksoi se skuadra duhet të mbetet e përqendruar edhe pse rezultati i ndeshjes së parë është shumë pozitiv.

“Jam shumë i lumtur, por pa u ndier shumë rehat e komod sepse ka ende lojë, është ndeshja tjetër në Manchester. Duhet të luajmë atje ashtu siç bëmë sot që nga minuta e parë. Jam i sigurt se do të shkojë mirë nëse luajmë kështu.”

Mesfushori i Realit u ndal sërish te marrëdhënia me trajnerin.

“Kam një raport shumë të mirë me të. Siç thatë edhe ju, ai më jep shumë besim dhe jam shumë mirënjohës për këtë. Më përgëzoi për ndeshjen dhe më tha të vazhdoj kështu.”

Në fund ai foli edhe për sfidën e kthimit.

“Mendoj se loja do të jetë pak më e luftuar sepse sot gjithçka shkoi në drejtimin e duhur për ne. Duhet ta mbajmë këtë dëshirë dhe këtë qëndrim dhe të synojmë edhe më shumë.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement