Art Shahini, vogëlushi i talentuar nga Vushtrria që po mahnit me lojën e futbollit ka marrë ftesë zyrtare nga Akademia e futbollit ndër më të mirat në botë, FC Barcelona, shkruan “Vushtrria Press”.
Arti që nga data 23 deri më 29 janar 2025 me bashkëmoshatarët e tij të Barcelona-s do të tregoj talentin e madh qe ka për futbollin.

Nga shkolla e futbollit “Elclasico” thanë për “Vushtrria Press”, se janë shumë të lumtur që lojtari i tyre Art Shahini ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm për vete por edhe për shkollën “Elclasico”, ku që katër vite ka arritur ai të jetë një ndër golashënuesit më të të mirë të regjionit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...