Talenti i ri i Interit ëndërron tituj me zikaltrit - Gazeta Express
string(50) "talenti-i-ri-i-interit-enderron-tituj-me-zikaltrit"

Talenti i ri i Interit ëndërron tituj me zikaltrit

Gazeta Express

25/03/2020 21:00

Ndonëse i ndërprerë për shkak të koronavirusit dhe me rrezikun për të mos rifilluar më, ky sezon do të mbahet mend gjatë nga sulmuesi 17-vjeçar i Interit, Sebastiano Espozito, i cili debutoi me fanellën zikaltër duke luajtur disa takime dhe madje duke gjetur edhe rrjetën.

Ndërkohë që është i izoluar në shtëpi, sulmuesi u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve gjatë një bisede në Instagramin e klubit zikaltër, ndërsa ka rrëfyer marrëdhëniet me Conten, emocionet e golit të parë dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Lexo Edhe:

Si jeni ndjerë kur shënuat golin e parë?
Kam provuar emocionin më të madh të jetës time.

A është acaruar ndonjëherë Conte me ty?
Ai është një trajner me mentalitet fituesi dhe punon shumë për të fituar gjithmonë. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ka pasur momente acarim, sepse kërkon perfeksionin.

Si po i kalon ditët në izolim?
Luaj Play Station, FIFA tërë kohës. Nuk më pëlqejnë shumë serialet. Maksimumi shoh ndonjë film.

Çfarë pret nga e ardhmja?
Kam shënuar një gol dhe pres të shënoj edhe shumë të tjerë. Nga mëngjesi në darkë, ëndërroj dhe punoj për të shënuar dhe fituar tituj me fanellën zikaltër.

Si i keni marrëdhëniet me Lukakun?
Shumë të mira, madje të shkëlqyera. U afruam që gjatë miqësoreve të verës dhe më ka mbajtur shumë pranë e ma kë ndihmuar shumë. Do të doja të shënoja aq shumë sa ai dhe për këtë mundohem të punoj shumë pranë tij. Me Lukakun dhe D’Ambrosion kam marrëdhënie të shkëlqyera, por i gjithë grupi në skuadrën e parë më pritën mirë./SS/