Fansat e Manchester United mbetën të mahnitur pasi talenti i ri, JJ Gabriel, tregoi aftësi të pabesueshme “në nivelin e Pelés”.
Sulmuesi i talentuar sapo ka mbushur 15 vjeç, por tashmë po shkëlqen me ekipin U18 të United.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe një asistim në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, dhe shumëkush tashmë po e quan “Messi i vogël” për shkak të përparimit të tij të shpejtë.
Adoleshenti, që ka mbi 200 mijë ndjekës në Instagram, tashmë ka një marrëveshje sponsorizimi me Nike.
Thuhet se United po përgatitet për bisedime paraprake për një kontratë profesionale, që Gabriel ta nënshkruajë në vitin 2027, kur të mbushë 17 vjeç.
Madje, disa raporte pretendojnë se klubi i ka ofruar një kuti VIP (BOX) në stadiumin e ri të Old Trafford.
Ndërkohë, Gabriel ka treguar vazhdimisht aftësitë që e kanë bërë të preferuarin e tifozëve.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ai shihet duke ushtruar teknikën me një top tenisi, duke bërë “keepy-ups” pa e lënë të bjerë në tokë — duke treguar ekuilibër dhe përqendrim të jashtëzakonshëm.
Në video, ai gjithashtu shihet duke gjuajtur topin e tenisit në mur dhe duke e kontrolluar përsëri, një stërvitje që kërkon saktësi të lartë.
Tifozët u mahnitën nga aftësitë e tij dhe e vlerësuan lart në komente:
Njëri shkroi: “United duhet të bëjë gjithçka për ta mbajtur këtë djalë. Kontroll i çmendur — Ronaldinho, Pelé, Neymar në një trup.”
Një tjetër shtoi: “Është talenti më i madh që kam parë ndonjëherë në një akademi.”
Një tjetër komentoi: “Mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar teknikën.”
Ndërsa një tifoz tjetër u lut: “Zot, të lutem mbroje karrierën e këtij djali.”/GazetaExpress/