Talenti i lindur i bilardos: Pa i mbushur tri vjet, i vendos dy rekorde “Guinnes” - Gazeta Express
string(77) "talenti-i-lindur-i-bilardos-pa-i-mbushur-tri-vjet-i-vendos-dy-rekorde-guinnes"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2026 15:31

Talenti i lindur i bilardos: Pa i mbushur tri vjet, i vendos dy rekorde “Guinnes”

Sporte tjera

Gazeta Express

28/01/2026 15:31

Jude Owens ka vendosur shumë shpejt emrin e tij në librin e “Rekordeve Guinness”.

Madje dy herë. Vetëm 2 vjeç e 261 ditë, djaloshi anglez u bë personi më i ri në moshë që bën një “double”, duke futur në gropa dy gurë me një goditje.

Po ashtu, edhe më i riu në histori që merr një gur me spond.

Luke Owens, babai i Jude ka thënë se “snooker” është argëtimi i preferuar i djalit të tij, ndryshe nga moshatarët e tij.

Për të kënaqur djaloshin e vogël, familja e kishte në fillim shumë të vështirë, pasi ai e kishte të pamundur të arrinte lartësinë e tavolinës së bilardos, shkruan abcnews.

Por zgjidhja u gjet në fillim me një shkallë dhe më pas me një stol të veçantë që Jude kërkon ta marrë me vete kudo që shkon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement