Talebanët rikthejnë ekzekutimet në publik - Gazeta Express
string(41) "talebanet-rikthejne-ekzekutimet-ne-publik"

Gazeta Express

07/12/2022 23:53

Talebanët rikthejnë ekzekutimet në publik

Gazeta Express

07/12/2022 23:53

Administrata talebane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik.

Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

Disa zyrtarët të lartë talebanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani, dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.