Talat Xhaferi priti në takim Taulant Ballën, theksohet nevoja e thellimit të bashkëpunimit - Gazeta Express
string(89) "talat-xhaferi-priti-ne-takim-taulant-ballen-theksohet-nevoja-e-thellimit-te-bashkepunimit"

Ballina

Gazeta Express

30/09/2022 14:32

Talat Xhaferi priti në takim Taulant Ballën, theksohet nevoja e thellimit të bashkëpunimit

Ballina

Gazeta Express

30/09/2022 14:32

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi ka pritur në takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në takim janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy kuvendeve respektive, shkruan Gazeta Express.

Taulant Balla po qëndron në Maqedoninë e Veriut për takime me kreun e shtetit. Më herët ai është takuar me presidentin Pendarovski dhe gjatë ditës priten takime tjera me liderë institucional dhe politik.

Lexo Edhe:

Statusi i plotë i Xhaferit në rrejtin social “Facebook”:

“Sot realizova takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga një delegacion me deputetë.

Dy vendet tona i bashkon miqësi dhe bashkëpunim i sinqertë i cili në të ardhme pres që të përforcohet dhe avancohet edhe më shumë. Të dy vendet në planin ndërkombëtar kanë qëllimet dhe interesat e njëjta dhe ato janë, të bëhemi anëtare në Bashkimin Evropian, të bashkëpunojmë akoma më shumë në fushën e mbrojtjes në kuadër të Aleancës së NATOs dhe të thellojmë bashkëpunimin rajonal”, shkruan Xhaferi.