“Taktikë elektorale – dy kandidatë për kryetarë janë aty – NUK E ZGJIDH PROBLEMIN”, Debati Latifi – Spahiu për urat - Gazeta Express
string(105) "taktike-elektorale-dy-kandidate-per-kryetar-jane-aty-nuk-e-zgjidh-problemin-debati-latifi-spahiu-per-urat"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 21:29

“Taktikë elektorale – dy kandidatë për kryetarë janë aty – NUK E ZGJIDH PROBLEMIN”, Debati Latifi – Spahiu për urat

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 21:29

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, ku vënia e gurthemelit të tyre është bërë sot.

Profesori Blerim Latifi thotë se e githë kjo është manovër elektorale, ndërsa shprehet i bindur se ‘kjo do t’i dhezë Kurtit’.

“Në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, pritet që në komunat në veri t’i kthejnë në pushtet listën serbe, nëse ata marrin pjesë. Natyrisht përmes këtij tregimi, neutralizohet disi ajo situatë: ata janë kthy, kanë fitu zgjedhjet, por megjithatë ne i kemi ndërtu dy ura, mund të shkojmë më shpejt atje, sna ndalon askush.

Është manovër elektorale, që jam i bindur që do t’i dhezë Albin Kurtit”, tha Latifi.

Ndryshe, analisti Nexhmedin Spahiu thotë se në fotografi shihen dy kandidatët kryesorë për kryetarë të Mitrovicës që janë Faton Peci dhe Arian Tahiri.

“Në fotografi janë aty dy kandidatë kryesorë për kryetar: Faton Peci dhe Arian Tahiri”, tha Spahiu.

Ndërsa, sipas Latifit, prezenca e Tahirit aty ishte e domosdoshme, pasi sipas tij, ky projekt është edhe shantazhues, që askush nuk guxon të dalë kundër.

”Arian Tahiri ska pas qare pa kon aty, se është dashtë me u duk. Problemi është që ky projekt është edhe shantazhues, se nuk guxon me dal edhe kundër.

Është manovër e pastër elektorale. Nuk e zgjidh më shumë problemin e Mitrovicës”, tha ai.