"Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë", kryetari i F.Kosovës ironizon: Unë do ta bëj 20 euro për prishtinasit - Gazeta Express
string(126) "takse-prej-10-eurosh-per-cdo-automjet-qe-hyn-ne-prishtine-kryetari-i-f-kosoves-ironizon-une-do-ta-bej-20-euro-per-prishtinasit"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:10

“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”, kryetari i F.Kosovës ironizon: Unë do ta bëj 20 euro për prishtinasit

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:10

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka ironizuar me parlajmërimin se Komuna e Prishtinës do të vendosë një taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në zonën e Prishtinës.

Ai tha se do të vendosë “taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës).

“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë😂)”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Besoj që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë.

Prebreza shtoi se beson se “këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement