Takohen kryetarët e degëve të LDK’së për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Kandidatët tanë janë njerëz të punës - Gazeta Express
string(103) "takohen-kryetaret-e-degeve-te-ldkse-per-zgjedhjet-lokale-abdixhiku-kandidatet-tane-jane-njerez-te-punes"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 17:48

Takohen kryetarët e degëve të LDK’së për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Kandidatët tanë janë njerëz të punës

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 17:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie, ‘’për të nisur betejën’’ e madhe që janë zgjedhjet lokale.

Abdixhiku ka thënë se LDK është gati të flasë me secilin qytetar, dhe të dëgjojë  shqetësimet e tyre.

‘‘Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i LDK ka bërë thirrje edhe që t’i jepet fund papërgjegjësisë, dhe t’i jepet shpresë Kosovës.

Postimi:

U mblodhëm sot me Kryetarët e Degëve për të nisur betejën tonë të madhe, zgjedhjet lokale.

Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.

Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.

Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.

Le t’i japim fund papërgjegjësisë. Le t’i japim vendit tonë shpresën që meriton. Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit.

Zoti na bekoftë!

Zoti e beloftë Republikën tonë!