Takimi Trump-Xi, Shtëpia e Bardhë thotë se palët u dakorduan që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore, s’e përmend Tajvanin - Gazeta Express
string(119) "takimi-trump-xi-shtepia-e-bardhe-thote-se-palet-u-dakorduan-qe-irani-sduhet-te-kete-arme-berthamore-se-permend-tajvanin"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:22

Takimi Trump-Xi, Shtëpia e Bardhë thotë se palët u dakorduan që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore, s’e përmend Tajvanin

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 11:22

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë për takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping, duke e përshkruar atë si “takim të mirë”.

“Të dyja palët diskutuan mënyra për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona, përfshirë zgjerimin e qasjes në treg për bizneset amerikane në Kinë dhe rritjen e investimeve kineze në industritë tona. Drejtues të shumë prej kompanive më të mëdha të Shteteve të Bashkuara morën pjesë në një pjesë të takimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet i hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë.

“Presidenti Xi gjithashtu e bëri të qartë kundërshtimin e Kinës ndaj militarizimit të ngushticës dhe çdo përpjekjeje për të vendosur tarifë për përdorimin e saj, si dhe shprehu interes për të blerë më shumë naftë amerikane për të zvogëluar varësinë e Kinës nga kjo ngushticë në të ardhmen”.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë tha se “të dy vendet ranë dakord se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore”.

Në komunikatë gjithashtu u tha se Trump dhe Xi ‘theksuan nevojën për të ndërtuar mbi përparimin në ndalimin e rrjedhës së pararendësve të fentanylit drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për të rritur blerjet kineze të produkteve bujqësore amerikane”.

Megjithatë, çështja e Tajvanit nuk u përmend në këtë komunikatë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement