Takimi Trump-von der Leyen, SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje tregtare - Gazeta Express
string(71) "takimi-trump-von-der-leyen-shba-dhe-be-arrijne-nje-marreveshje-tregtare"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 19:55

Takimi Trump-von der Leyen, SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje tregtare

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 19:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje tregtare.

Dakordësia u arrit pas takimeve të presidentit të SHBA Donald Trump me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pse janë kaq të rëndësishme lidhjet tregtare SHBA-BE?

Mallrat dhe shërbimet e shkëmbyera midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian formojnë një nga marrëdhëniet më të mëdha tregtare në botë. Ato janë partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe të investimeve të njëra-tjetrës.

Tregtia totale e mallrave midis BE-së dhe SHBA-së arriti në rreth 975.9 miliardë në vitin 2024. Së bashku, ato përbëjnë pothuajse një të tretën e tregtisë globale të mallrave dhe shërbimeve.

Vitin e kaluar SHBA-të importuan rreth 606 miliardë dollarë  mallra nga BE-ja dhe eksportuan rreth 370 miliardë dollarë.

Ky çekuilibër, ose deficit tregtar, është një pikë ngërçi për Donald Trump. Ai thotë se marrëdhënie tregtare si kjo nënkuptojnë se SHBA-të po “humbin”./TCH